Veliaj për transportin në kryeqytet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës vendos rregulla te reja për lëvizjen e mjeteve te renda ne kryeqytet dhe transportin e fëmijëve. Duke filluar nga dita e hëne, me nisjen e procesit mësimor do te ndalohet qarkullimi i makinave te transportit te mallrave. Gjate nje takimi me 24 administratoret e Tiranës, kryetari Erjon Veliaj beri publik vendimin qe hyn ne fuqi nga 14 shtatori. Masa dhe kufizime ne lëvizje do te kete edhe mjetet e tonazhit te rende. Ne varësi te ngarkesës se tyre, bashkia ka përcaktuar oraret dhe rrugët qe nuk duhet te qarkullojnë. Po ashtu Bashkia e Tiranës, ka vendosur te disiplinoje edhe transportin e nxënësve te shkollave publike duke vendosur nje standard te ri. Pas nje muaji, te gjitha mjetet qe do te marrin përsipër transportin e fëmijëve ne shkolla duhet te certifikohen nga bashkia, te kenë sinjalistiken e duhur dhe te lyera me ngjyre te verdhe ne portokalli. Këto vendime vijne ne prag te fillimit te shkollës dhe pas nje studimi te bashkisë ku rezultoi se 114 mije nxënësit e Tiranës humbin çdo dite rreth 5 minuta mësim nga trafiku ne rruge. Kufizimi i mjeteve ne orët e pikut do te lehtësoje qarkullimin kryesisht pranë shkollave. Por rregullat e reja te transportit te nxënësve pritet te shkaktojnë jo pak probleme. Nuk dihet nëse mjetet aktuale qe kryejnë privatisht ketë shërbim do te pranojnë te punojnë sipas rregullave te bashkisë, ne te kundërt prindërve u duhet te rrezikojnë punën e tyre per te shoqëruar fëmijët ne shkolle

Share This Video


Download

  
Report form