http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komiteti Teknik i Ekspertëve, i ngritur gjatë pandemisë, ka vendosur të lejojë rifillimin e punës për transportin publik. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një komunikim në rrjetet sociale.?Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur hapjen e transportit public, por vetëm nën protokolle strikte, tashmë të miratuara, ku vendosja e maskës qoftë nga ata që shërbejnë apo nga qytetarët që e përdorin transportin publik, do të jetë e domosdoshme dhe nuk do të tolerohet asnjë thyerje e këtij rregulli.?Ajo apeloi rritjen e ndërgjegjsimit të çdonjërit prej nesh, mbajtjen e rregullave të distancimit social, vendosjen e maskave aty ku duhet dhe ruajtjen e higjenës personale.