http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri kosovar Isa Mustafa nuk dorëzohet përpara presionit te opozitës per t?u tërhequr nga marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë dhe ajo e kufirit me Malin e Zi.?Jam i gatshëm në çdo kohë të ballafaqohem me këdo, të bisedoj në Kuvend apo edhe në ndonjë tryezë tjetër. Por, nuk jam i gatshëm të pranoj ultimatume dhe kërcënime, sepse jam i bindur se Kosova nuk ka arsye të mos u besoj partnerëve të saj dhe ta vë në pikëpyetje orientimin e saj pro-perëndimor, të vendosur me shumë mund nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova dhe nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.?Ne mbledhjen e qeverise, pas sulmit me gaz lotsjellës ne kuvendin e Kosovës, Mustafa shpërfilli edhe thirrjet e opozitës per zgjedhje te parakohshme. Mustafa u drejtoi nje apel organeve te drejtësisë per zbardhjen e ngjarjeve te fundit ne vend dhe nënvizoi se sjella e opozitës bie ndesh me interesat e qytetareve dhe dëmton imazhin e shtetit te Kosovës.