http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vjedhja e pusetave nga persona shpesh te paidentifikuar, ka shkaktuar ngjarje te renda ne rruge. Për shkak te mungesës se kapakëve, qytetaret kane pësuar thyerje te gjymtyrëve, deri dhe humbje jete. Vetëm ne Tirane, 4 mije puseta janë identifikuar te hapura dhe rrezik serioz për kalimtaret. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, gjate inspektimit te punimeve per zëvendësimin e kapakëve, beri te qarta masat per grabitësit dhe kompanitë qe i pranojnë për skrap. Grabitësit e kapakëve te pusetave janë te paidentifikuar. Kryesisht gjate natës ata bëjnë çmontimin e kapakëve te hekurt dhe me pas i shesin për skrap. Per t?i dhënë fund këtyre akteve dhe aksidenteve ne rruge, Bashkia e Tiranës do te zëvendësoje pjesët metalike me kapakë plastike dhe te pariciklueshem.