Zejtarët përjashtohen nga taksat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjithë personat qe zanatin e ushtrojnë ne mënyrë te fshehte, do te regjistrohen si biznese, por te përjashtuar nga taksat. Kështu per rrobaqepësit, marangozët, mekaniket, berberët qe punojnë ambiente shtëpie do te ketë një ligj te posaçëm qe i mbron. Ligji për zejtaret qe do te miratohet se shpejti, synon mbrojtjen e zanateve dhe stimulimin e tyre. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, gjate nje aktiviteti me biznesin turk, deklaroi se qeveria synon te stimuloje zhvillimin e zanateve, arsimin profesional dhe te ule dembelizmin përmes reduktimit te pagesës se papunësisë. Pak dite me pare, gjate nje takimi me ambasadore vendeve te Bashkimit Evropian, Ministri i Mirëqenies Sociale, theksoi nevojën e tregut te punës per persona te kualifikuar. Edhe pse ne zyrat e shtetit depozitohen qindra kërkesa per pune, tregu sot ka nevoje per rreth 26 mije punëtore te kualifikuar ne zanate te ndryshme.

Share This Video


Download

  
Report form