http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sot, shqiptarët që shkojnë në një pikë karburanti për të blerë naftë apo benzinë, në fakt nuk paguajnë shtrenjtë këto produkte, por taksat. Rënia e naftës në tregjet ndërkombëtare ka bërë që çmimi i një litri që futet në portet shqiptare, të jetë 35 lekë. Ndërsa detyrimet që i paguajmë shtetit përmes naftës, mbeten 90 lek për një litër. Bizneset i kërkojnë qeverisë që në këtë situatë të marrë masa emergjente për të riparë nivelin e taksimit të karburanteve. Gjergj Buxhuku thotë se Shqipëria sot ka një paketë fiskale më të shtrenjtë se rajoni, çmim energjie më të lartë dhe çmimi i naftës po fundos ofertën ekonomike për të thithur investitorë të huaj. Në listën e çmimeve të naftës në botë, Shqipëria ka të njëjtën vlerë me Holandën, ndërsa është shumë mbrapa vendeve fqinjë si Maqedonia, e cila e tregton me 90 lek/ litrin, Mali i Zi me 100 lek, Serbia me 105 lek e Kosova me 85 lek. Shoqatat e bizneseve po raportojnë se një pjesë e mirë e kompanive janë duke importuar vetë karburantin për të fituar sadopak në çmim e për të patur siguri në cilësi.