http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngjarjet e javëve te fundit ne kuvendin e Kosovës, ku opozita ka bllokuar seancat duke hedhur gaz lotsjellës, janë dënuar nga shefi i OKB-se, Ban Ki Moon. Ne raportin e tij për zhvillimet ne Kosove, per te cilin do te debatojnë anëtaret e Këshillit te Sigurimit ne 19 nëntor, sekretari i përgjithshëm ka apeluar per dialog mes palëve.?E dënoj përdorimin e dhunës dhe frikësimin nga partitë opozitare që pengojnë punimet normale të Kuvendit të Kosovës, si dhe sulmet e papranueshme fizike nga ana e aktivistëve të opozitës drejtuar Kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë. Aktorët politikë të përmbahen nga retorika dhe veprimet e papajtueshme me parimet dhe normat e një shoqërie demokratike. Akte te tilla dëmtojnë besimin e publikut në këto institucione, si dhe imazhin e Kosovës në botë.?Ban Ki Moon përshëndet ne raport dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe arritjen e marrëveshjes per krijimin e Komunave me shumice serbe, qe kundërshtohet fort nga opozita. Sipas tij, krijimi i bashkësisë është një hap thelbësor drejt zbatimit të plotë të kësaj marrëveshjeje historike dhe përmirësimit të jetës se qytetareve. Si progres për Kosovën është vlerësuar ne raport edhe miratimi i amendamentit kushtetues dhe ligjet për krijimin e Gjykatës Speciale, qe do te hetoje krimet e pretenduara te UÇK-se.