http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me një ton të ashpër kryetari demokrat, Lulzim Basha, akuzoi krerët e qeverisë se me politikat e tyre kanë shkatërruar ekonominë. Për Bashën, refuzimi që Brukseli i bëri Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim ka fajtor vetem Ramen dhe Meten. Sipas Bashës, ato çka artikulohen nga kryeministri si reforma nuk janë gjë tjetër veçse propagandë për të mbuluar korrupsionin. Por, sipas tij, varfëria thellohet dhe shqiptarët po largohen nga vendi. Këto deklarata kreu i PD-së i bëri nga Vlora, nga ky nisi debati kombëtar partiak, i cili i paraprin zgjedhjes së drejtuesit të ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.