http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
http://twitter.com/VizionPlusTv
Për opozitën, zgjedhja e kreut te LSI Ilir Meta ne postin e presidentit te republikës është thjesht pazar. Nga çadra e protestës, kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar se votimi i Metës ne krye te shtetit, tregon se demokracia ne Shqipëri është thjesht fasade.
?Këtu ka përfunduar posti i Presidentit të Republikës që pasi i hoqën me ligj çdo kompetencë dhe e shndërruan në një zyrë me më pak fuqi veprimi se drejtori i postës në Vlorë, nuk po them për drejtorin kombëtar, tani e trajtojnë si një rifuxhio, si një plaçkë për të kënaqur orekset e njëri-tjetrit dhe për të mbyllur pazarin e pisët me anë të të cilit mendojnë se do të asgjësojnë demokracinë shqiptare.?
Basha ka përsëritur se qeveria teknike është e vetmja zgjidhje per situatën e krijuar, duke paralajmëruar kryeministrin Rama.
?Dua ti them fare qartë sot Edi Ramës se, në asnjë mënyrë, në asnjë formë dhe në asnjë moment nuk do të lejojmë të marësh peng demokracinë shqiptare dhe të drejtën sublime për zgjedhje të lira e të ndershme.?
Nga ana tjetër aleatet e PD zhvilluan nje takim me diplomatet e akredituar ne Tirane, ambasadorin amerikan, ate te OSBE dhe ambasadoren e Bashkimit Europian. Takimi ishte per t?i njohur kryetaret e partive te vogla me negociatat e zhvilluara te martën, por sipas aleateve te PD qëllimi ishte për t?i bindur te hynin ne zgjedhje. Por aleatet e PD një dite para regjistrimit te kandidateve mbeten te vendosur te qëndrojnë jashtë procesit zgjedhor, duke mos i kursyer kritikat per rolin e ambasadoreve ne situatën politike.
Pas takimit ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila e informuar nga aleatet ka kritikuar ashpër ambasadoren Romana Vlahutin, e cila sipas PD shtrembëroi te vërteten rreth negociatave. ?Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë për dezinformimin e partive të vogla parlamentare nga ana e ambasadores Vlahutin dhe thekson se qëndrime të tilla qartazi të njëanshme dhe dezinformuese, nuk i shërbejnë aspak zgjidhjes së krizës, por përkundrazi ndihmojnë në thellimin e saj?, shkruhet ne deklaratën e PD.