Procesi ndaj “xhihadistëve” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si rralle ndonjëherë ne nje proces gjyqësor seanca e radhës ndaj 9 te akuzuarve se kane dërguar luftëtar ne Siri nisi me një lutje. Nje nga te pandehurit e akuzuar Fadil Muslimani, i cili ishte i pari qe kërkoi fjalën, lexoi nje letër, ku i kërkonte gjyqtarëve te bëheshin musliman dhe t?i shihnin ata dhe besimtaret e tjerë qe ishin salle si vëllezër. I pandehuri tjetër Gerti Pashja u kërkoi gjyqtarëve të sqaronin se çfarë kuptonin ata me terrorizëm, pasi sipas tij ne akuzën e Prokurorisë edhe ndërtimi i xhamive, si dhe vajtja e besimtareve ne xhami quhen akte terroriste. Gerti Pashja tha se ata mbaheshin te akuzuar vetëm se ishin besimtarë musliman. Gjatë seancës dëshmuan tre persona, te cilët pranuan se ishin praktikant mysliman dhe se kishin shkuar ne Siri, ku kishin qëndruar dy deri ne tre muaj. Por megjithëse kishin njohje me te pandehurit asnjë prej dëshmitareve, nuk pohoi para gjykatës se ishin ata qe kishin ndërmjetësuar per te shkuar ne Siri, por se ishin takuar me ta rastësisht ne autobus, apo ne Stamboll ku Benin ndalesën e radhës. Dëshmitaret kane pranuar se gjate qëndrimit ne Siri ata ishin trajnuar për përdorimin e armeve.

Share This Video


Download

  
Report form