http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioneri për Zgjerimin ne Bashkimin Europian Johannes Hahn përshëndet miratimin e ligjit per dekriminalizimin nga parlamenti shqiptar. Përmes një deklarate, zyrtari i larte i unionit e vlerëson kete si nje arritje te rëndësishme per Shqipërinë.?E enjtja ishte një date e rëndësishme per parlamentin shqiptar. Pas disa muajsh debat mes partive politike, ligjvënësit miratuan amendamentet kushtetuese dhe kuadrin ligjor te nevojshëm per paraqitjen e nje disipline te qarte për përjashtimin e shkelësve penale nga detyrat publike?.Komisioneri thekson me tej ne deklarate se ky zhvillim pritet te forcoje me tej sundimin e ligjit, te rrisë integritetin mes zyrtareve publike, te nxisë luftën kundër korrupsionit, por edhe te rrisë besimin e qytetareve tek funksionimi i shtetit dhe institucioneve te tij.?E mirëpres miratimin e paketës legjislative qe tregon se dialogu mes partive është mënyra me e mire per te vijuar me reformat qe i nevojiten vendit. Bashkimi Europian përsërit se Shqipëria po përballet me disa sfida delikate te reformave, qe kërkojnë dialog konstruktiv mes palëve. Progresi ne axhenden e reformave është i rëndësishem ne mënyre qe vendi te ece përpara ne rrugën drejt integrimit europian, si dhe per te garantuar me tej forcimin e sundimit te ligjit?.Te enjten, mazhoranca dhe opozita bashkuan votat.