Hiqen vizat për Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-04

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetaret e Kosovës morën kete te mërkure lajmin e shumëpritur per te udhëtuar pa viza ne zonën Shengen. Thuajse 4 vjet qe pas marrjes se udhërrëfyesit per liberalizimin e vizave, Brukseli ka dhëne nje vlerësim pozitiv per përmbushjen e kritereve te kërkuara nga Kosova. Komisioneri per Emigracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopulos i rekomandoi parlamentit dhe Këshillit Europian heqjen e vizave per Kosovën.?Jam i lumtur te propozoj liberalizimin e vizave per Kosovën. Propozimi i sotëm është rezultat i punës se madhe dhe përpjekjeve te suksesshme te autoriteteve te Kosovës per arritjen e reformave te vështira ne fushën e drejtësisë, çështjeve te brendshme dhe me gjere. Unë e di se sa i rendesishem eshte udhëtimi pa viza per popullin e Kosovës dhe jam shume i kënaqur me progresin e arritur. Shpresoj se Parlamenti Evropian dhe Këshilli do ta miratoje propozimin tone shume shpejt.?Pas këtij propozimi i menjëhershëm ishte reagimi i Komisionerit per Zgjerimin Johannes Hahn. Propozimi per liberalizimin e vizave është nje shpërblim i merituar per popullin e Kosovës, shpërblim per reformat. Vazhdoni rrugën europiane, thekson Hahn. Per presidentin e Kosovës, Thaçi, ky vendim do te thotë fund i dekadave te izolimit. Nuk kemi fituar dhuratë, por kemi merituar liberalizimin me punën tonë të përbashkët, komenton Thaçi. Ndërsa kryeministri Mustafa theksoi se rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave është vlerësimi më i merituar për qytetarët e Republikës së Kosovës nga Bashkimi Evropian. Nje reagim erdhi nga kryeministri Edi Rama, i cili shpesh ka kritikuar qëndrimin e BE ndaj Kosovës. Fill pas UEFA-s, tjetër lajm i gëzueshëm per Kosovën, rekomandimi i Komisionit per heqjen e vizave. Me ne fund BE-ja po çlirohet nga nje turp!, shkroi Rama ne facebook. Nga Brukseli ku merr pjese ne samitin PPE Basha përgëzoi qytetaret e Kosovës per ketë arritje. Vendimi i Komisionit Europian formalizohet ne nje konference te përbashkët per shtyp te komisionerit Avramopulos me ministrin e Brendshëm kosovar, Skënder Hyseni.

Share This Video


Download

  
Report form