http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asnjë emigrant sirian, nuk do të pranohet në Turqi pa vizë. Masa që ka hyrë në fuqi sot është vendosur nga Ankaraja zyrtare me qëllim frenimin e fluksit të emigrantëve që kalojnë në Evropë, përmes Turqisë dhe uljes të rrezikut terrorist përmes kontrolleve te refugjatëve në pikat kufitare. Pas hyrjes më fuqi të këtij rregulli, 400 emigrantët e parë sirian, të cilët do të udhëtonin në rrugë ajrore drejt Turqisë, në një fluturim tranzit në Beirut janë kthyer mbrapsht për në Damask. Zyrtaret në Turqi njoftuar se kufiri mbetet i hapur, por nen mbikëqyrje për refugjatët, të cilët emigrojnë drejt Evropës që pas luftës civile në Siri në vitin 2011. Bashkimi Evropian i ka premtuar Ankarasë tre miliardë euro për strehimin dhe integrimin e sirianeve ne Turqi.