TIRANË - Mbetjet farmaceutike në Shqipëri nuk trajtohen fare dhe ilaçet e skaduara ose shtypen ose hidhen në vende të panjohura. Ky është alarmi që ngre ambientalistja Jonida Mamaj pas një studimi që disa OJF kanë bërë mbi mbetjet spitalore dhe farmaceutike në vend. Gjithashtu ekspertja e Qendrës "Eden" duke folur në emisionin "Rreze dielli" në Report TV shtoi se edhe për mbetjet spitalore jo vetëm nuk respektohen standardet por edhe fondet janë shumë të pakta.
"Të paktën në 2014 nuk ka pasur një kompani e cila të trajtonte mbetjet farmaceutike gjë që kjo të çon në mendimin që kto nuk trajtohen fare. Për mbejtet farmaceutike të cilat janë ilaçet e skaduara të gjitha këto një pjesë e farmacive apo depove vazhdonin ti mbanin në magazina ndërsa një pjesë e tyre thotë që i shtypnim me këmbë ato të lëngshmet i hedhim në tualet gjë që të tregon që këto nuk trajtohen fare. Nëqoftëse deri diku një pjesë ë mbetjeve spitalore trajtohen mbetjet farmaceutike nuk trajtohen fare. Fakti që thonin që i shtypim me këmbë apo i hedhim diku është një përgjigje që është alarm shumë i madh", u shpreh ajo.