Report TV - Veterinerët: Mbetjet e tilla shtazore rrezik epidemie

Report TV 2018-05-09

Views 2

Kohët e fundit në rrugët e Elbasanit po shfaqet një veprim skandaloz i padëgjuar ndonjëherë. Banorë apo firma të pandërgjegjshme që funksionojnë në sektorin e mbarështimit të pulave dhe bagëtive, po hedhin në rrugë thasë me pula të ngordhura dhe lëkura e të brendshme bagëtish. Dy javë më parë një rast i tillë u konstatua në fshatin Vidhas të Elbasanit. Punëtoret e mirëmbajtjes së rrugës dhe banorët e fshatit denoncuan gjetjen e thasëve të hedhur me pula të ngordhura.
Kësaj here ky denoncim vjen nga operatorët e stacionit veterinar. Në rrugën Tregan-Muçan, as 5 km, nga qendra e qytetit. Duke qenë se ato janë ushqim për qentë e rrugës të kësaj zone, veterinerët ngrenë alarmin se mund të përhapet epidemi, të cilat përbejnë një rrezik serioz për shëndetin e banorëve.

?Në aksin Elbasan-Tregan po shohim që persona të pa ndërgjegjshëm kanë hedhur të brendshmet r kafshëve të cilat theren pa asnjë kontroll, si dhe pjesë të lëkurave?, shprehet veterineri Albert Sinani.

Share This Video


Download

  
Report form