Mesditën e kësaj të diele është gjendur i masakruar në godinën numër 8 të Institutit Bujqësorë një 50 vjeçar me shenja dhune në trup nga shoku i tij i dehur. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të djele në ndërkohë policia ka arrestuar si autorin e krimit shokun e 50-vjeçarit Artan Markun.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Arben Kanina, 50 vjeç ishte i pastrehë dhe mendohet se dhe ai ishte në gjendje të dehur e pas një konflikti për motive të dobta me 46-vjeçarin Marku është masakruar nga ky i fundit.
Viktima është gjendur me plagë të shumta në trup të cilat i kanë shkaktuar atij vdekjen ndërkohë që Marku ka rënë në prangat e policisë së Kamzës.Ngjarja është shënuar në zonën e Institutit e cila njiihet për praninë e shumë endacakëve të cilët për shkak të varfërisë së tejskajshme dhe kushteve të jetesës kanë të tillë funde tragjike.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes
Njoftimi paraprak i policisë
Më datë 28.02.2016, është gjetur i vdekur në banesë shtetasi Arben Kanina, 50 vjeç, banues në Tiranë.Në zonën e Institutit Bujqësor tek godina nr. 8,është gjetur i vdekur shtetasi Arben Kanina, i cili ishte endacak. Viktima ka pasur shenja dhune në trup.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet policore të Komisariatit Nr 3 dhe specialistë të Sektorit të Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ku është bërë i mundur identifikimi autorit të kësaj ngjarje dhe më pas ndalimi i tij:
? Artan Marku, 46 vjeç, banues në Tiranë.
Shkak i kryerjes së kësaj vepre penale dyshohet të jetë një konflikt i nisur për motive të dobëta.Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes