Report TV - Mbledhja e grupit te PD pa vendim , Paloka: Pa marrëveshje s'ka vendim

Report TV 2016-03-03

Views 0

Menjëherë pas përfudnimit të mbledhjes së grupit parlamentarë të PD për të cilin u ndërpre me një orë seanca e Kuvendit ende nuk ka asnjë zgjidhje konkrete,

Kreu Paloka tha për mediat se PD vazhdon të jetë në negociata për formularin e vetëdeklarimit ndërkohë që shtoi prerazi se pa arritjen e një marrëveshje nuk do të ketë parlament

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PD-së, Paloka theksoi se nëse do ishte arritur një marrëveshje me mazhorancën për aktet nënligjore të ligjit për ?Dekriminalizimin?, nuk do ishin të nevojshme negociatat.

?Nëse do kishim arritur një marrëveshje të përbashkët me aktet nënligjore, nuk do ishin të nevojshme negociatat. Formulari ka ardhur i gatshëm nga FBI dhe nuk ka pasur nevojë për negociata, megjithatë PS nuk pranoi që të adaptonte këtë formular, por tentuan të fusnin në formular pika që praktikisht krijonin hapësira që të shpëtonin një nr. I madh i atyre që mbajnë poste zyrtare. Jemi në negociata dhe në moment që do arrihet marrëveshja do kthehemi në parlament. Aktet nënligjore të Derkiminalizmit ishte detyrimi i fundit dhe kjo ishte data e fundit.?, tha Paloka.

Share This Video


Download

  
Report form