Report TV - Ish-burri i Guxhollit: Si mi mori pronat këshilltarja e Berishës

Report TV 2016-03-04

Views 1

TIRANË - Besnik Pani, prej 11 vitesh endet në dyert e gjykatave për të kërkuar drejtësi, por në fakt jo vetëm që nga gjykatat s?ka marrë drejtësi, por ka humbur dhe dy banesa e tij në kryqytet, pasi gjyqtarët i kanë dhënë të drejtë ish-bashkëshortes së tij. 64-vjeçari ka patur konflikt me ish-gruan e tij Suzana Guxhollin, e cila ka qenë ish-këshilltare ekonomike e ish-kryeministrit Sali Berisha. Pani,ka treguar për ?Shqiptarja.com? se ish-gruaja VIP me shumë mekanizma i ka marrë dy prona mjaft të vleshme në Tiranë, si dhe i ka hyrë si aksionere në ndërmarjen ?Partizani?.

Sipas tij kalvari i gjyqeve ka nisur në vitin 2005, kur ai ka hapur divorcin kundër saj, për shak se zonja ka jetuar e ndarë për disa vite duke jetuar në Hungari. Mirëpo pas padisë së divorcit nga ana e Besnik Panit, është kundër përgjigjur shumë fort Suzana Guxholli, e cila falë dhe njohjeve të saj në qeveri dhe gjykata, ka arritur t?i hyjë bashkëpronare në dy prona, që në fakt sipas Panit ajo ska pasur anjë kontribut.

Në një intervistë për ?Shqiptarja.com?, Pani ka shpjeguar se ish-gruaja Guxholli falë gjykatave ka mundur ti tjetërsojë plotësisht një banesë tre katëshe dhe i ka hyrë me 25 për qind në bashkëpronësi në një apartament, ku ai jeton aktualisht.

Share This Video


Download

  
Report form