Report TV - Speciale - "Beogradi qyteti me 2 mln banorë Shqiptarët s'janë armiq për sërbët"

Report TV 2016-03-21

Views 28

Beogradi është një prej qyteteve më të rëndësishëm të Europës së sotme. Ndodhet në zonën që ndan Europën Juglindore me atë Jupgerëndimore. Sot kryeqendra serbe, numëron 2 milionë banorë ose gati 1/4 e popullsisë së përgjithshme të Republikës së Serbisë.

Shtrirja gjeografike e Beogradit është e favorshme dhe klima është e freskët dhe e ftohtë në vjeshtë dhe dimër dhe e thatë në tre muajt e verës.

Qyteti ndahet në dy pjesë të tij, në Beogradin e vjetër dhe atë të ri dhe pika e ndarjes është lumi Sava që rjedh nga Danubi. Perimetri e këtij qyteti është mjaft i madh gati në kufijtë e 150 kilometrave ose e thënë ndryshe ka një sipërfaqe prej 3300 km katror, ku urbanistët dhe studiuesit e mëparshëm, kanë ecur me perspektivën e rritjes demografike të tij për të patur një hapësirë për të jetuar në këtë qytet edhe 4 milionë banorë të tjerë përvec dy milionë që jetojnë momentalisht.

Kryeqyteti serb, është pika ku kryqëzohet lindja dhe perëndimi dhe statusin si kryeqendra administrative e fitoi, pas kryengritjes së parë anti-otomane nga Princi Karagjorgje, në vitin 1804.

Beogradi njohu një përparim të jashtëzakonshëm pas Luftës së Dytë Botërore duke u përqëndruar të gjitha investimet kapitale nga qeveria e atëhershme komuniste. Ndërsa prej shtatorit të vitit të kaluar, ka startuar projekti i ndërtimit dhe modernizimit urban të qytetit me një vlerë prej 3.5 miliardë eurosh, fonde nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku do të përqëndrohen ndërtime shumëkatëshe dhe komplekse të ndryshme në atë që do të quhet si "Beogradi mbi ujë".

Beogradi sot numëron 17 njësi vendore me popullsi të ndryshme ndërkohë që serbët përbëjnë shumicën e popullsisë së metropolit me gati 90% të tij, ndërkohë që pjesën tjetër e përbëjnë etni të ndryshme përfshirë këtu edhe ata pak shqiptarë që kanë ngelur.

Zonat më tipike të kryeqytetit sërb, janë kalaja e Kalemegdanit, Rruga "Knez Mihajlo", "Terazija", e shumë e shumë të tjera, por ndërkohë që do të veconim, rrugën "Skadarlija", ose e thënë në shqip, Shkodrania, si dhe "Palata Albanija", në shqip pallati Shqipëria të cilat kanë lidhje me shqiptarët. Rruga Skadarlija, ndodhet pothuajse në qendër të Beogradit dhe daton qysh në shekullin e 19 dhe është tipike me shtruar me gurë të rrumbullakosur e rehabilituar herë-pas'here dhe e mirëmbajtur nga autoritetet. Kjo rrugë me gjatësi 400 metra, është më e frekuentuara sidomos gjatë orëve të mbrëmjes ku ndodhen dhjetëra bare dhe restorante nga më të famshmet në qytet. Frekuenca e lokaleve është e dukshme nga të rinjtë kryesisht që pëlqejnë muzikën vendase karakteristike, apo dhe atë moderne.

Cmimet janë pak më të shtrenjta se ndonjë zonë periferike e qytetit, por gatuhet mirë dhe kuzhina tradicionale është më e preferuara. Pak më tej, gjendet Pallati Shqipëria i ndërtuar në vitet '30 dhe që deri në mes të viteve '50, ka qenë ndërtesa më e lartë në qytet me 13 kate. Emrin Shqipëria, e ka marrë pasi para se ndërtesa të ngrihej, në të egzistonte një lokal një katësh ku mblid...

Share This Video


Download

  
Report form