Kalon ligji i të drejtës së autorit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-31

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas dy vjetësh pune intensiv dhe konsultimesh, parlamenti ka miratuar ligjin për te drejtën e autorit, i cili ishte një kusht i ndërkombëtareve. Plot 190 nene përcaktojnë ne mënyre te detajuar detyrimet e përdoruesve, agjencive te ndryshme dhe te drejtat e autoreve. Ministria e kulturës Mirela Kumbaro ka sqaruar se tashme ky ligj nuk lejon me keqpërdorimin apo grabitjen e një vepre a krijimi te autorit. Për here te pare ai vendos dhe rregullta te qarta financiare per krijuesit dhe përdoruesit e punëve te tyre. Ligji do te hyje ne fuqi pas 6 muajsh, pasi do t?i jepet kohe shoqërisë, madje dhe te rinjve për t?u njohur me te. Me miratimin e këtij ligji, ngrihen dy struktura te reja, Drejtoria e te Drejtave te Autorit dhe Këshilli Kombëtar i te Drejtave te Autorit. Ky i fundit do te jete nje organ pranë Ministrisë te Kulturës dhe i përbëre nga eksperte te fushës.

Share This Video


Download

  
Report form