http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndalohet kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Rreth ores 09.00 te mëngjesit te kesaj te marte, ai eshte shoqëruar nga forcat e policisë ne Gjykatën e Prishtinës. Zedhenesja Flora Ahmeti konfirmoi se shoqërimi u krye pas nje urdhri te kësaj gjykate ne lidhje me nje incident te ndodhur ne vitin 2012 jashte kuvendit te Kosovës. Ne te u përfshinë deputete te Vetëvendosjes dhe të Partisë Demokratike të Kosovës. Ymeri akuzohet se ka sulmuar fizikisht deputetin e PDK, Bekim Haxhiu përpara nderteses se kuvendit. Ai ishte thirrur nga Gjykata e Prishtinës për këtë proces, por nuk ishte përgjigjur. Pas kesaj ngjarjeje, Lëvizja Vetëvendosje reagoi permes nje postimi në rrjetin social Facebook.Si rezultat i dështimit të saj në ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik, Qeveria e Kosovës, përmes drejtësisë që e ka kapur, ka riaktualizuar raste të para shumë viteve, vetëm sa për të shtypur kundërshtarët politikë. Në mungesë të çdo legjitimiteti, pushteti po synon të qeverise, duke montuar raste dhe duke burgosur opozitën. I ndeshur me pakënaqësinë më të madhe qytetare që ka ekzistuar ndonjëherë në Kosovë, ky pushtet, në vend që të reflektojë e t?i kthehet popullit, po e shndërron veten në regjim policor totalitar, që shtyp pakënaqësinë.Vetëvendosja kërkon lirimin e menjëhershëm të liderit te saj dhe ndërprerjen e rasteve gjyqësore politike dhe të montuara kundër aktivistëve te saj, qe kane qene te shpeshta muajt e fundit.