Report TV - Rama-Swoboda: Për një qendër të qetë, të zhvillojmë periferinë

Report TV 2016-04-19

Views 1

Kryeministri i vendit, Edi Rama teksa ka folur në konferencën ?Periferia sfidon qendrën? ka deklaruar se, Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin dhe se, çështja e refugjatëve është një sfidë e përbashkët. Në të njëjtën linjë me ish-europarlamentarin Hannes Swoboda, Rama ka thënë se për një qendër të qetë duhet të zhvillohet periferia.

?Ballkani e BE kanë nevojë për njëri tjetrin. Duhet plotësuar projekti i europës. Siguria është aryesja kryesore që Ballkani të jetë në BE. Kanë nisur disa projekte të përbashkëta në rajon. Bashkëpunimi me Kosovën është në hapa të rëndësishëm. Nga ana jonë eksportet janë rritur. Por gjithashtu kemi shumë probleme për të zgjidhur. Një tjetër çështje është që Evropa nuk është qendra, është edhe Rusia që ka probleme me periferitë jo vetëm Europa. Ne duhet të konkururojmë për të drejtat tona. Qëllim është të mbrojmë demokracinë. BE duhet të mendojë edhe për të veçuarit. Njerëzit në periferi ndihen të përjashtuar. Duhet ti trajtojme çështjet ekonomike brenda vendit dhe pasi ti kemi bërë brenda vendit duhet ti diskutojmë me vendet fqinje. BE nuk ka luksin që ta lë jashtë Ballkanin, nevoja është reciproke. Ballkani e ploteson BE, nuk duhet përdorur fjala zgjerim po plotësim. Nuk duhet të prishet Europa, po duhet rishikuar projekti i Europës? ka thënë Rama.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS