http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga kjo e enjte edhe të rriturit në kryeqytet, do të kenë një hapësirë, ku mund të kalojnë kohën e lirë në natyrë. Teksa përuroi këndin e dytë të forcës te liqeni, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, tha se kishte ardhur koha që kjo hapësire t?i kthehej njerëzve. ?Çdo ditë shohim një ndryshim te Liqeni, jo vetëm mjedisi është më i pastër, por tani është edhe më çlodhës. Mënyra se si vërtetohet kjo është prania e 275 mijë qytetarëve të Tiranës që e frekuentojnë rregullisht këtë hapësirë. Kjo na bën të kuptojmë se, siç fëmijët kanë nevojë për kënde lojërash (në të gjithë Tiranën kemi bërë rreth 10 të tillë), ashtu edhe të rriturit kanë nevojë për një kënd ku mund të ushtrohen fizikisht në natyrë, për pistë vrapimi apo biçikletash?.Me këtë kënd force propozojmë një alternativë ndryshe nga interneti, bingot, bastet dhe kafet; një hapësirë në natyrë, në ajër të pastër, me të gjitha kushtet, si një palestër në ajër të hapur, e cila mund të shijohet nga të gjithë qytetarët e Tiranës, frekuentues të Parkut të Liqenit?. Përmes këtij investimi, Veliaj i ka kthyer përgjigje skeptikeve duke thënë se kur bashkia lihet të punojë, investimet përfundojnë brenda një kohe të shkurtër. ?Sot, besoj, s?ka asnjë dyshim se kur Bashkia lihet të punojë, ne i mbarojmë investimet në kohë rekord. Ky kënd është investim i vogël, por me rëndësi të madhe në cilësinë e jetës së qytetarëve. Sigurisht, do të vijojmë edhe me parqet e tjera. Tashmë, ka ardhur koha që vëmendjen ta kthejmë te investimet tona në parqet e Kasharit, Farkës, Dajtit dhe Pezës, për t?u siguruar që Tiranës i trashëgojmë 4-5 parqe?. Veliaj falenderoi edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe përfaqësuesit e njësive administrative, për marrjen e vendimeve të rëndësishme në të mirë të qytetarëve.