Zaganjori: Mbështesim miratimin e reformës në drejtësi, do jemi bashkëpunues- Ora News

Ora News Lajme 2016-05-10

Views 1

Për më shumë klikoni në http://ëëë.oraneës.tv/

Komuniteti i gjyqtarëve është shprehur në mbështetje të reformës në drejtësi. Të mbledhur në një aktivitet me rastin e Ditës së Drejtësisë, kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori tha se do të tregohen bashkëpunues për të realizuar kuadrin e plotë ligjor. Ndërsa Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, u bëri thirrje komunitetit të juristëve që të jenë të pranishëm në çdo diskutim që bëhet për bazën e re legjislative të sistemit të drejtësisë. Manjani u ka kërkuar trupës së prokurorëve dhe gjyqtarëve një gjykim shembullor ndaj autorëve që dhunuan gazetarin Ilnica.
Reforma në drejtësi dhe miratimi i saj ishte në fokus të diskutimeve në Ditën e Drejtësisë nga krerët më të lartë të sistemit të jurisprudencës shqiptare.
Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, konfirmoi mbështetjen e komunitetit të gjyqtarëve për miratimin e reformës.
Sipas tij, në kuadër të kësaj reforme ka nevojë të forcohet pavarësia e sistemit të gjyqësor dhe të luftohet korrupsioni.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/zaganjori-mbeshtesim-miratimin-e-reformes-ne-drejtesi-do-jemi-bashkepunues/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS