http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia italiane ne Milano ka goditur nje rrjet te trafikut ndërkombëtar te drogës qe kalonte përmes Shqipërisë, Holandës dhe Perusë per te përfunduar ne zonën e ?Via Padovas? ne metropolin milanez. Ne pranga kane përfunduar 45 persona si pjese e operacionit ?Rubens?, pas hetimeve te nisura tre vjet me pare, ne nëntor 2013. Autoritetet kane dale ne përfundimin se trafikantet e siguronin marijuanen nga Shqipëria, ndërsa kokainën nga Holanda dhe Peruja. Madje sipas karabinierëve, trafikantet furnizoheshin me marijuane ne Shqipëri per ta dërguar ate ne Holande ku e këmbenin me kokaine, për ta kthyer me pas ne Itali. Gjate operacioneve, autoritetet kane sekuestruar edhe 33 kg kokaine, 590 kg marijuane, 6 kg hashash dhe 18 mije euro cash. Grupi i trafikanteve përbehej kryesisht nga shtetas italiane e amerikano-latine, ndërsa mediat nuk raportojnë per praninë e shqiptareve ne ketë grup kriminal.