Goditet rrjeti i drogës në Itali - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas pesë vjetësh hetim, policia italiane ka shkatërruar nje rrjet të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt vendit fqinj. 64 persona, 37 prej të cilëve shqiptarë kanë përfunduar në pranga në operacionin e emërtuar ?Ballkani?, ndërsa është sekuestruar edhe 1 ton marihuanë.Goditja e rrjetit deri tek krerët e tij është bërë e mundur falë bashkëpunimit mes Prokurorisë së Katanias, policisë së Raguzës dhe Guardia di Finanza e Comos. 6 shqiptarë janë ende në kërkim nga policia e vendit fqinj. Sasia e lëndës narkotike sipas mediave transportohej me kamionë nga Shqipëria drejt Sicilisë dhe pjesa më e madhe e saj shpërndahej në Katania. Në prangosjen e shqiptarëve ka çuar edhe përgjimi i bisedave telefonike, ku ata flasin për paratë që kërkojnë.Hetimet kanë bërë të mundur edhe zbulimin e strukturës së grupit dhe rolit të anëtarëve, ndërsa agjentët e policisë së Raguzës kanë filmuar edhe dhjetëra takime të krerëve, udhëtime të korrierëve dhe shpërndarjen e drogës nëpër sheshe.Që prej vitit 2012 kur nisën hetimet, një sërë operacionesh janë kryer në shumë qytete italiane. Hetimet e prokurorisë dhe policisë kishin nisur të ndara, por u bashkuan në një dosje që çoi në identifikimin e furnizuesve shqiptarë të drogës. Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një sasi armësh, që trafikantët i përdornin për të mbrojtur drogën.

Share This Video


Download

  
Report form