Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës ka publikuar disa fakte të reja në lidhje me trupën gjykues e cila nesër pritet të japë vendimin për pallatet te diga në zonën e Liqenit. Nëpërmjet një reagimi për mediat, bashkia përsërit edhe njëherë se kjo trupë është në konflikt interesi me këtë çështje dhe e ka humbur parimin e paanshmërisë.
Por ajo që vë në dukje Bashkia është se gjyqtari Arjan Qafa është kallëzuar në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë të pasurisë.
?Gjyqtari i dekretuar nga Presidenti Nishani është kallëzuar asokohe, në cilësinë e ish-Inspektorit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pra të njeriut, të ngarkuar me ligj, për kontrollin e punës dhe integritetit të gjyqtarëve. Për rastin në fjalë, ILDKP ka njoftuar zyrtarisht KLD dhe Pastrimin e Parave?, deklaron Bashkia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pallati-tek-diga-bashkia-gjyqtari-arjan-qafa-ne-2014-u-kallezua-per-fshehje-pasurie/