PD: Rama të vendosë për Rroshin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike kërkon nga kryeministri Edi Rama të sqarojë pozicionin në raport me kreun e Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi. Kreu i Departamentit për rendin dhe Sigurinë Ekelejd Alibeaj, vuri ne dukje se Rama një ditë thotë që dekriminalizimi funksionon, porse të nesërmen nuk e njeh atë.?Këtë qëndrim ka mbajtur ai përmes zëdhënësit zyrtar që ka për këtë fushë, Elvis Rroshi. Kur doli në publik fakti se kishte dënim në Itali për përdhunim në grup, Rroshi njoftoi dorëheqjen dhe Edi Rama nxori kokën pasditen e 31 majit duke e quajtur të përfunduar shërbimin e kryetarit të tij në Kavajë. Por 3 ditë më pas, me gojën e Elvis Rroshit, Edi Rama tha se nuk e njeh dekriminalizimin, dhe i hapi rrugën të dënuarit për përdhunim që të rikthehet në detyrë. Cilin Edi Ramë duhet të besojnë qytetarët, atë që thotë shërbimi i Rroshit përfundoi, apo atë që thotë Rroshi të rikthehet në detyrë.?Po nga selia e PD-së erdhi një tjetër akuzë, këtë radhë në adresë të kreut të Bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi, i cili sipas opozitës ka qenë i implikuar në trafik prostitucioni.?Në formularin e dekriminalizimit ai e pranon që ka qënë në Milano, pikërisht në periudhën të cilën përmend miku tij prej 32 vitesh. Por nuk ka dhënë motivin, arsyen pse ka qënë në Milano. Bashkë me shumë qytetarë, ne këtë i kërkuam dy ditë më parë, të japë llogari për akuzat. Të përgjigjet për goditjen prej rivalitetit në trotuaret e Milanos, të përgjigjet për shumat që paska fituar me vajzën nga Kombinati për muajin gusht në vitin ?96.?Opozita ka shndërruar dekriminalizimin në kalin e saj të betejës në luftën politike kundër mazhorancës, duke akuzuar shumë prej kryebashkiakëve të majtë si njerëz me të kaluar kriminale.- See more at: http://vizionplus.al/pd-rama-te-vendose-per-rroshin/#sthash.4KQCSbSm.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form