Report TV - Tahiri: Shorti ndaj vendimit për Çakon u manipulua në Gjykatë

Report TV 2016-06-08

Views 0

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka akuzuar Gjykatën e Tiranës se ka manipuluar shortin për gjyqtarin që do të merrte vendimin për drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Haki Çako.

Sakaq, duke u ndalur në reagimin e Këshillit të lartë të Drejtësisë, ndaj deklaratave të tij, ai e ka konsideruar si një të vërtetë që sipas Tahirit tregon fytyrën e vërtetë të një institucioni që mbron gjyqtarët e korruptuar dhe që kanë dhënë vendime lirie ndaj përdhunuesve apo kriminelëve.

Ai ka bërë disa pyetje për gjyqtarët, prokurorët e kryetarin e Gjykatës së Tiranës, pyetje që sipas Tahirit duan përgjigjie të detyrueshme.

Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do të dalin në pah edhe fakte të tjera që kanë të bëjnë me hakmarrjen, që sipas Tahirit po i bëhet policisë së shtetit, por qëai ka siguruar qytetarët se policia nuk do të zmbrapset.

?Dua të përshëndes deklaratën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sipas meje një ndër deklaratat më të sinqerta të KLD, në mbrojtje të gjyqtarit Arian Aliaj. Them ?një nga deklaratat më të sinqerta të KLD? sepse unë nuk besoj se do kish qenë e mundur që Këshilli i Lartë i Drejtësisë të demaskohej në mënyrë kaq ekzempare në mbrojtje të një gjyqtari që ka dhënë vendime për të liruar vrasës e përdhunues, që është shkarkuar nga detyra pikërisht për shkak të këtyre vendimeve, dhe është rikthyer për t?i shërbyer pushtetit politik. E përshëndes KLD për fytyrën e vërtetë që tregoi duke mbrojtur një gjyqtarë deri dje të shkarkuar. Arjan Aliaj nuk ishte gjyqtari i gatshëm, aty duhej të ishte Adriatik Vocaj pasi ai ishte gjyqtar i gatshëm. Shorti është mënjanuar dhe Aliaj u mor me këtë çështje. Unë i bëj një pyetje Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarëve, prokurorëve e presidentit: Për cilën arsye jashtë ligjit e rregullit në shkelje të çdo dispozite u përzgjodh gjyqtari Aliaj për të dhënë vendimin kundër drejtorit të policisë? Pse nuk u respektua shorti? Pse u përzgjodh një tjetër? Ky fakt hedh në dritë skandalin sesi funksionon gjyqësori, sesi ndërrohen gjyqtarët sipas urdhrave politik apo dhënies së parave. Pyes kryetarin e gjykatës së Tiranës që njihet për lidhje familjare me Berishën. Janë pyetje që duan përgjigjie të detyeshme. Konkulzione që dëshmojnë se çdo momentqë hedhim dritë në këtë çështje nxjerr në pah skandal pas skandali,urdhra politik që kanë detyruar segmente në gjykatë e prokurori për të goditur policinë pasi është në linjën e parë kundër krimit e korrupsionit. Ne jemi të vendosur që të çojmë përpara reformën në drejtësi. Jemi të vendosur që të mos bëjmë hapa pas nga askush në SHQUP a gjykatë që ndjehet i kërcënuar nga reforma në drejtësi. Do kemi dhe më shumë fakte për skandalet dhe për çështje të tjera? tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS