Report TV - Vendimi i qeverisë/Klosi:Njihen vitet e punës para janarit të 1994

Report TV 2016-07-17

Views 2

Ministri Klosi në një deklaratë për mediat ka bërë me dije një vendim të qeverisë e cila u njeh vitet e punës para janarit 1994 të gjithë personave që rezultojnë me dokumentacion të rregullt.
Klosi tha se kjo zgjidh problemin e qytetarëve që i drejtoheshin deri më sot Gjykatave pasi nuk i njiheshin.
"Ky vendim lidhet me njohjen e viteve të punës, dokumentacioni për të cilat për arsye nga më të ndryshmet nuk ka qenë i rregullt, i detajuar, i përcaktuar, apo në shumë raste të tjera, jo për faj të qytetarëve shqiptarë, vitet e tyre të kontributeve shoqërore nuk kanë të dokumentuara.Kjo për vite me rradhë ka penguar mijëra qytetarë shqiptarë të marrin atë që ju takon, pensionin, në bazë të kontributit të tyre.Për këtë shkak mijëra qytetarë shqiptarë janë rropatur dyerve të gjykatave për vite të tëra, për të marrë të drejtën e tyre, atë që ju ka takuar me të drejtën e ligjit. Mijëra prej tyre, për shkak të zvarritjes me vite të proceseve gjyqësore kanë humbur vite të tëra të përfitimit të pensionit dhe ende nuk e kanë marrë këtë të drejtë.?, tha Klosi.

Share This Video


Download

  
Report form