Report TV - Alarmi, sëmundja LSD rrezikon zhdukjen e gjedhit në Shqipëri

Report TV 2016-09-19

Views 38

?Dermatoza Nodulare e Gjedhit?, sëmundja e bagëtive që ka prekur vendet e Ballkanit ka vënë në Alarm ministrinë e Bujqësisë, e cila ka bllokuar tregtimin e bagëtive në të gjithë vendin. Veç bllokimit të importit të bagëtive nga këto vende, Ministria e bujqësisë ka bllokuar edhe tregtimin e bagëtive në tregjet shqiptare.

Shkodër
Specialistët e drejtorisë në Shkodër vënë alarmin se brenda 1 muaj Shqipëria rrezikon të mos ketë asnjë krerë gjedhi. Kryeveterineri i drejtorisë se bujqësisë Selim Kraja gjatë inspektimit për mbylljen e tregut në Stom-Golem u shpreh se situata është kritike ndaj dhe duhen marrë masat e nevojshme..
Bllokimi i tregut të Shkodër është shoqëruar edhe me përplasje me qytetarët, të cilët kanë kundërshtuar këtë vendim duke pretenduar se bagëtitë e tyre nuk kanë asnjë sëmundje.

Share This Video


Download

  
Report form