Ramazan Leka 82 vjeç nga fshati Borizanë i Krujës jeton në kushte tepër të rënda, i pa martuar dhe pa fëmijë. Festat e fundvitit po e gjejnë atë të mbytur në vetmi e në skamje për shkak të burokracive të shumta.
Jeta e tij është nje vuajtje e vazhdueshme pasi në kohën e komunizmit ai u dënua dhe vuajti një dënim prej 27 vite burg duke punuar nëpër minierat e kromit dhe të bakrit. Të ardhurat mujore të tij arrijnë në 55 mijë lekë të vjetra të ardhura këto nga një pencion social.
Sorollatjet e shumta burokratike prej vitit 1992 e deri tani kanë bërë që Ramazani të mos marrë asnjë qindarkë.
Përsa i përket pensionit social ai duhet të merrte 7160 lekë por merr vetëm 5500 pasi pjesën tjetër ia mbajnë për qiranë e tokës që ai nuk disponon.
Natyrisht këto të ardhura atij nuk i mjaftojnë për të përballuar jetesën duke filluar nga ushqimi e ilaçet pasi vuan nga një sëmundje e rëndë lëkure.
Asnjë lloj feste. Po vuaj më shumë se kur isha në burg në kohën e Komunizmit. Atje të paktën një lugë supë e kisha dhe shkoja bëja normën e detyruar. Për ne nuk pyet njeri.
Ramazan Leka