Kosovë, krerët e shtetit: Sulm terrorist! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-09-25

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Goditja me mortajë e ambienteve të kuvendit është cilësuar si një sulm terrorist nga krerët e shtetit të Kosovës. Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe zyra e kryeministrisë ka dënuar ashpër këtë akt të dhunshëm dhe kriminal, i cili bëhet nga persona që nuk e duan Kosovën dhe kërkojnë të ndjellin frikë dhe urrejtje. Ndërsa kryeparlamentari Veseli në një komunikatë për mediat ka deklaruar se akti i mbrëmjes së të enjtes klasifikohet si një sulm terrorist. Dhe partitë opozitare dënuan sulmin. AAK, Nisma e Vetëvendosje e komentuan atë si një goditje ndaj shtetit dhe paaftësi e policisë për të parandaluar goditje të tilla. Një qëndrim të ashpër për këtë sulm ka mbajtur dhe ndërkombëtaret. Ambasadorët e Kuintit mbajtën mëngjesin e sotëm takime me të gjithë krerët politikë. Numri një i diplomacisë amerikane Greg Delawi është shprehur i tronditur nga sulmi në parlament. Një ditë më parë qeveria e Kosovës miratoi projektligjin për kufirin me Malin e Zi, i cili do të kalojë për votim në parlament. Ku fakt rikthehu sërish tensionet me deputetët opozitarë, të cilët i kërkuan qytetarëve të vendit të dalin në protesta.

Share This Video


Download

  
Report form