Personi që shihni në këtë foto, Jorgo Zani është autori i krimit makabër që ka tronditur fshatin Palasë këtë të mërkurë.
Zani është vënë në pranga pasi i ka prerë kokën kushëririt të tij të mitur 12-vjeçarit A.Zariu, i cili ndodhej në Palasë për të kaluar pushimet verore.
Jorgo Zani, i skeduar me të meta mendore, i ka prerë kokën kushëririt të tij 12- vjeçar dhe pas këtij krimi ai ka nxjerrë jashtë banesë trupin e viktimës dhe ka shëtitut në lagje me kokën e prerë.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në Palasë në banesën e Jorgo Zanit, 30-vjeçarit, i cili dyshohet se për të kryer këtë krim ka përdorur një sëpatë dhe një thikë.
Jorgo Zani rezulton se është kushëriri i dytë i të miturit dhe djali i xhaxhait të Brunilda Zanit, nënës së 12 vjeçarit të mbetur viktimë e këtij krimi monstruoz.
Ende nuk dihen motivet e këtij krimi makabër, ndërsa policia ka prangosur vrasësin. Ngjarja ka tmerruar banorët e Palasës dhe Himarës ndërsa pas krimit Zani ka dalë nga banesa me kokën e prerë të A.Zariut.
I mituri ka përfunduar në banesë me vrasësin pasi dyshohet se ai ka pritur momentin ku prindërit e 12- vjeçarit janë larguar për në Greqi se i kishte mbaruar leja dhe ai ka shkuar në banesën ku rrinte A.Zariu dhe e ka marrë atë duke e gënjyer.
Sipas deklarimeve të marra nga të afërmit e viktimës dhe autorit i mituri do të qëndronte në Palasë tek gjyshja dhe 1 javë për tu rikthyer në fund të gushtit në Greqi për tu bashkuar me familjarët që janë larguar 4 ditë më parë për tu rikthyer në punë.
Nga verifikimet e hetuesve ka rezultuar se Jorgo Zani vuante nga probleme mendore dhe për këtë shkak ka qenë i shtruar në Greqi në një spital psikiatrik.
Zani është kthyer nga Greqia në 2014 pasi është deportuar dhe jetonte në Palasë, aty ku pranë kishte dhe shumë të afërm të tjerë.
Autori i këtij krimi rezulton i skeduar nga policia si përdorues droge dhe problematik në zonë dhe ka qenë i dyshuar për disa vjedhje.
Aktualisht për këtë krim janë angazhuar dhe hetues të krimeve të rënda dhe prokurorisë Vlorë, ndërsa Zani nuk ka folur asnjë fjalë para hetuesve për krimin monstruoz.