Report TV - Jep dorëheqjen Haxhinasto në vend të tij Sokol Dervishaj

Report TV 2016-09-27

Views 0

Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto i LSI-së ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij gjatë ditës së sotme. Sipas nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, bëhet e ditur se zëvendësuesi i Haxhinastos është Sokol Dervishaj.

Lajmi i dorëheqjes bëhet i ditur nga burime brenda kryeministrisë të cilat bëjnë të ditur se ai i ka paraqitur dorëheqjen Kryeministrit Edi Rama.

Sipas kryeministrisë, dorëheqja e Edmond Hxhinasto ka ardhur për shkak të angazhimeve të tij në LSI.

Kryeministria bën të ditur po ashtu se, numri një i qeverisë e ka falenderuar Haxhinaston për kontributin e dhënë.

"Ministri Haxhinasto i ka paraqitur sot kryeministrit doreheqjen e tij nga detyra, per shkak te angazhimit te metejshem ne parti. Kryeministri e ka falenderuar ministrin e infrastruktures e transporteve per punen e bere ne krye te dikasterit, kontributin e tij aktiv ne skuadren qeveritare dhe bashkepunimin shume te mire me te' thuhet nga kryeministria.

Share This Video


Download

  
Report form