Tre ditë pasi dha dorëheqjen nga Ministria e Transporteve, Edmond Haxhinasto ka komentuar për herë të parë arsyet që e çuan në këtë vendim.
Ish-Ministri i Transporteve ka deklaruar e vetmja arsye e dorëheqjes së tij është angazhimi në LSI, partia ku ai bën pjesë.
"Nuk ka asnjë arsye tjetër përveç atyre që lidhen me angazhimin tim në parti. Angazhimi në parti është arsyeja që dhashë dorëheqjen", ka deklaruar haxhinasto.
Sokol Dervishaj do të pasojë Haxhinaston në Ministrin e Transporteve. Dervishaj deri më tani ka qenë shef kabineti pranë Kuvendit të Shqipërisë.