Kandidati i djathtë, Sherefedin Shehu, nuk do të votojë sot në zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës. Mësohet se shkak është bërë mungesa e emrit të tij në listën e zgjedhësve.
Në një prononcim për Report Tv, Shehu tha se shkaqet e mungesës së emrit të tij në listë janë teknike, ndërsa theksoi se për të do të votojë e gjithë Dibra.
"Fatmirësisht për mua do të votojnë qytetarët e Dibrës, pasi për çështje teknike nuk mund të marr pjesë në procesin e votimit. Nuk ka asnjë problem. Për mua do të votojë e gjithë Dibra", u shpreh Shehu.
Shehu nuk banon në Dibër dhe vonesat e shkaktuara në regjistrimin e tij në Gjendjen Civile, ka bërë që ai të mos e ketë emrin në listë.
Ai akuzoi mazhorancën se po bën presione ndaj qytetarëve në përpjekje për tu diktuar votën. "Nëse qeveria nuk e prish procesin, ne kemi pritshmëri të mëdha për ta fituar procesin".