Kryetari Opozitës Lulzim Basha mesditën e sotme në një dalje për mediat lidhur me ligjin e mbetjeve është shprehur se propozimi i tyre në vitin 2011 ishte i gabuar.
Basha deklaroi se po të ishte sërish përballë një vendimi të tillë, përgjigja e tij do të ishte negative.
''Qëndrimi ynë është i qartë për sa i përktet këtij ligji. Ne jemi në pozitat e reflektimit si parti. Në dienin e rrethanave rajonale dhe kombëtare, gjykoj se ligji që ne propozuam ishte i gabuar. Qëndrimi që kemi sot edhe qëndrimi që do mbajmë nesër është jo importit të mbetjeve'', u shpreh Basha.
Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se do i kërkojë parlamentit të miratojë një referendum.