Report TV - Basha: Referendum! Mbetjet helme. Rama:Rrezik imagjinar

Report TV 2016-09-28

Views 0

Partia Demokratike do t'i kërkojë Kuvendit mbajtjen e një referendumi kombëtar për çështjen e importit të mbetjeve urbane. Ky ka qenë vendimi i marrë sot nga grupi parlamentar i PD. Gjatë një deklarate për mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se pasi e drogoi Shqipërinë, tani ka vendosur edhe ta helmojë atë me mbetjet që do të hyjnë në Shqipëri pas miratimit të ligjit i cili parashikon importimin e disa kategorive të mbetjeve.

"Partia Demokratike duhet t?u kthejë zërin qytetarëve të prerë në besë nga Edi Rama, që sipas tij pasi e drogoi Shqipërinë, tashmë kërkon dhe ta helmojë. Kjo është një prerje në besë e qytetarëve shqiptarë të cilët marrë të drejtën për të vendosur ata, as kjo qeveri asnjë qeveri tjetër për çështjen e importit të plehrave. Shkelja e premtimit dhe rikthimi i importit të plehrave është një aferë mafioze korruptive.Është aleancë e Edi Ramës me mafian ndërkombëtare të plehrave për të sjellë helme në Shqipëri, nuk ndryshon aspak nga aleanca e tij me kartelin e drogës që ka mbuluar Shqipërinë me drogë.Drogoi Shqipërinë, tani nuk i mjafton kjo do të helmojë Shqipërinë", u shpreh Basha.

Share This Video


Download

  
Report form