Deputeti Ben Blushi e ka konsideruar ligjin e mbetjeve si fundin e bashkëjetesës së tij me Partinë Socialiste. Duke kundërshtuar këtë ligj, Blushi ka shpallur dje zyrtarisht largimin e nga Partia Socialiste. Deputeti mund të listonte një mijë arsye, madje edhe nga më banalet, por vetëm ligjin e mbetjeve jo, si shkak për t?u divorcuar me PS.
Nuk mund të përdorte mbetjet për arsyen e thjeshtë se, historia e makthit të plehrave në Shqipëri ka nisur pikërisht me një firmë të deputetit Ben Blushi, 12 vjet më parë. Ky i fundit është personazhi më i kompromentuar në historinë e mbetjeve, madje.
Si nisi historia e mbetjeve
Gjithçka ka nisur 12 vjet më parë, ku Francesco Becchetti tentoi të sillte plehrat e Italisë në Shqipëri. Shqiptarja.com zbardh dokumentin që konfirmon se, 12 vjet më parë, Ben Blushi, i mbështetur nga Fatos Nano, ishte nismëtari që tentoi t?u hapte rrugë plehrave të Italisë, të cilat do të digjeshin në Shqipëri. Konkretisht, në vitin 2004, Ben Blushi, si ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, ka firmosur marrëveshjen me Francesco Becchettit, për ngritjen e furrave të djegies së plehrave në Shqipëri. Marrëveshja u nënshkrua mes shtetit shqiptar dhe firmës ?ALBANIABEG AMBIENT? sh.p.k, me administrator Francesco Becchetti. Investimi parashikohej 180 mijë euro. Kompania do të importonte 208 mijë ton plehra në vit, por detyrimi i koncensionarit në kontratë theksohej që, nuk mund të kalojë 4 000 000 ton mbetje të ngurta urbane.