Deputeti Ben Blushi e ka konsideruar ligjin e mbetjeve si fundin e bashkëjetesës së tij me Partinë Socialiste. Duke kundërshtuar këtë ligj, Blushi ka shpallur dje zyrtarisht largimin e nga Partia Socialiste. Deputeti mund të listonte një mijë arsye, madje edhe nga më banalet, por vetëm ligjin e mbetjeve jo, si shkak për t?u divorcuar me PS.
Nuk mund të përdorte mbetjet për arsyen e thjeshtë se, historia e makthit të plehrave në Shqipëri ka nisur pikërisht me një firmë të deputetit Ben Blushi, 12 vjet më parë. Ky i fundit është personazhi më i kompromentuar në historinë e mbetjeve.