Kryeministri Rama inspektoi punimet në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, një nga akset e rëndësishme nacionale dhe pjesë e Korridorit rrugor 8.
Drejtuesit e punimeve i kanë shpjeguar kryeministrit se hasën vështirësi serioze në zbatimin e projektit, pasi sipas tyre në projekt rruga parashikohej me një disnivel prej 24 metrash dhe pjesë të rrugës ishin tenderuar pa përfshirë asfaltimin e saj.
Në këto kushte, sipas inxhinierëve u desh të ribëhej projekti për të përmirësuar të gjithë këto elementë, duke evituar problemin e disnivelit dhe mangësi të tjera në projektim, që për specialistët përbënin një masakër mjedisore.