Ora News – Përmbytjet në jug, Prençi: Banorët t’i përgjigjen thirrjeve për evakuim

Ora News Lajme 2016-11-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave u raportua për situatë problematike në jug të vendit për shkak të shtimit të prurje të lumit Vjosa. 300 forca të Shtabit të Emergjencave, forcat e ushtrisë dhe policisë janë angazhuar për të përballuar situatën. Shefi i emergjencave Shemsi Prençi u kërkoi banorëve t?u përgjigjen thirrjeve për evakuim.
Tirana dhe jugu i vendit do të jenë në këtë të mërkurë nën kërcënimin e vazhdueshëm të përmbytjeve për shkak të situatës meteorologjike të vendit. Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës nga kryeministri Rama, Shemsi Prençi raportoi për situatë problematike në jug të vendit si në Vlorë, Fier dhe Gjirokastër. Do të ketë rritje të furishme të prurjeve të lumit vjosa, ndaj banorët duhet ti përgjigjen thirrjes së emergjencave civile për tu larguar nga banesat e tyre.
Kryeministri Rama tha se masat e marra për pastrimin e kanaleve bën që pasojat nga përmbytjet të minimizohet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/permbytjet-ne-jug-prenci-banoret-ti-pergjigjen-thirrjeve-per-evakuim/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS