Forumi Ekonomik i Nishit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Atmosfera absurde e 14 tetorit të vitit 2014, që pasoi ndeshjen Serbi - Shqipëri, duket sot një ngjarje e largët, pasi të dyja vendet kanë thelluar ndjeshëm bashkëpunimin politik dhe ekonomike dhe synojnë krijimin e një tregu të përbashkët. Me këto fjalë i është drejtuar kryeministri Edi Rama, Forumit Ekonomik të Nishit që organizohet në Serbi.Edi Rama: Sot është 14 tetor, Kush mund ta përfytyronte atë atmosfere. E mbani mend mire apo jo. Qe nga ajo kohe marrëdhëniet tona janë zhvilluar ne drejtimin e duhur ne interes e qytetareve te te dyja vendeve. Nëse ne arrijmë te krijojmë treg rajonal dhe kufijtë tanë t?i kthejmë ne ura qe na bashkojnë, e kemi përmbushur qëllimin. Sfida jone me e madhe është te bëjmë bizneset bashke, dhe si ta përcaktojmë ketë filozofi te administrate, ne mënyre qe kjo e fundit te vihet ne funksion te bizneseve.Ndërsa kryeministri Vuçic theksoi se te dyja vendet kane lëne mënjane diferencat politike dhe janë fokusuar the thellimi i bashkëpunimit ekonomik.Aleksandër Vuçiç: Është shumë e rëndësishme që ne të veprojmë në mënyrë racionale. Pavarësisht diferencave tona politike. Ne kemi arritur të ndërtojmë marrëdhënien në një besim reciprok. Ne besojmë se përmirësimi i marrëdhënieve me Shqipërinë sjell vetëm efekte pozitive për qytetarët tanë. Dëshiroj të theksoj se modeli ekonomik i bazuar në bashkëpunimin ndërshtetëror është modeli më i mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor.Pjesëmarrëse ne kete forum ka qene dhe drejtoresha e Bankës Botërore per Europen Juglindore, Elen Goldstein. Kjo e fundit ka njoftuar nisjen e përgatitjeve per programin rajonal mbi lehtësimin e tregtisë dhe transportit.

Share This Video


Download

  
Report form