TIRANE - Nga sot mbi 9 mijë punonjës të Policisë së Shtetit do të pajisen me uniformat e reja.
Në aktivitetin e organizuar me këtë rast në Ministrinë e Brendshme, kryeministri Edi Rama tha se qytetarët do të shohin një polici të ripërtërirë edhe nga pikëpamja e dukjes, që pasqyron përmbajtjen e re të punës dhe moralit të Policisë së Shtetit.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se Policia e Shtetit ndryshe nga 3 vite më parë sot është shnderruan në krenarinë e vendit. Sipas kreut të qeverisë, prioritet është që ndër 10 vite, Policia shqiptare të bëhet më e mira në Bashkimin Europian, pasi në Rajon e ka marrë tashmë këtë status.