Kryeministri Edi Rama dhe presidenti në detyrë i FSHF, Armand Duka inauguruan sot fillimin e punimeve për zyrat e reja të organizmit të futbollit vendas.
Selia e re e FSHF do jetë pranë ambienteve të kompleksit "Dinamo". Report Tv ka siguruar projektin si do jetë "shtëpia" e FSHF-së ku siç duket nga video do jetë një ndërtesë tërësisht moderne.
Aktualisht FSHF ndodhet në një godinë biznesi pranë ambasadës amerikane te Rruga e Elbasanit.