http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka mbyllur fushatën elektorale në zgjedhjet për Bashkinë e Kolonjës. Kandidati Dritan Hajro, premtoi se nese ai fiton zgjedhjet, bashkia do të jetë institucioni që do t?i japë zgjidhje çështjeve dhe problemeve të së përditshmes. Ne mbështetje të Hajros, ishin edhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ridvan Bode. Zgjedhjet për Bashkinë e Kolonjës zhvillohen këtë të diele.