Durrës-Policia e qytetit bregdetar ka sekuestruar 700 kg kanabis në port me destinacion Italinë. Droga u zbulua pas skanimit të kamionit, i cili ishte i ngarkuar me konfesione.
Droga ishte fshehur në kamionin me targa AA 475 LO, me drejtues shtetasin me inicialet L.S.
Mjeti u konsiderua me risk duke e futur në skanim dhe gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë u zbulua edhe lënda narkotike që ishte fshehur në brendësi të ngarkesës.
Sasia e kanabisit ishte e ndarë në 497 pako me peshë rreth 700 kg.