Report TV - Skanimi zbulon 700 kg drogë shoferi i lirë, në kërkim pronari

Report TV 2016-11-28

Views 0

Durrës-Policia e qytetit bregdetar ka sekuestruar 700 kg kanabis në port me destinacion Italinë. Droga u zbulua pas skanimit të kamionit, i cili ishte i ngarkuar me konfesione.

Droga ishte fshehur në kamionin me targa AA 475 LO, me drejtues shtetasin me inicialet L.S.

Mjeti u konsiderua me risk duke e futur në skanim dhe gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë u zbulua edhe lënda narkotike që ishte fshehur në brendësi të ngarkesës.

Sasia e kanabisit ishte e ndarë në 497 pako me peshë rreth 700 kg.

Fillimisht policia kufitare ka ndaluar drejtuesin e kamionit, por pas dëshmive ai u la i lirë dhe u shpall në kërkim pronari i firmës së konfesioneve, 51 vjeçari me inicialet K.Z. nga Shkodra.

Share This Video


Download

  
Report form