http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Katër ditë pas aksidentit tragjik në Skele, ku humbi jetën 17-vjeçari Kristo Panajoti, policia ka vënë në pranga shefin e Seksionit për Hetimin e Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor, Myslym Ismailaj 55 vjeç. Ai dyshohet se ka ushtruar presion ndaj shokut te viktimës, Petro Bego, që ndodhej ne timon, për te dhënë dëshmi te rreme. Polici sipas denoncimit te Begos, i ka kërkuar te deklaronte se shkak i aksidentit ka qenë shikimi i dobët i tij dhe jo mungesa e sinjalistikës. Këtë gjë ai e ka bërë gjatë kohës që 21-vjeçari ndodhej në spital për kurim.Mbi Ismailajn rëndojnë tre akuza, ajo e shpërdorimit të detyrës, veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ndërkohë grupi hetimor ka thirrur për të marrë në pyetje përfaqësuesit dhe punonjësit e firmës Nën/Kontraktore ?XH.E.M?, e cila kryen punimet për rikonstruksionin e kësaj rruge.Ndërsa drejtuesit e kompanisë greke ?INTRAKAT? qe ka fituar tenderin per Lungomaren, nuk kane pranuar te flasin. Të hënën policia vuri në pranga përgjegjësin e sigurimit teknik te firmës ndërtuese, Ilirian Tahmazi dhe inxhinierin zbatues te projektit Tomorr Cena. Ata akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.Mbrëmjen e së shtunës, mjeti tip ?BMW X6? ku udhëtonin Panajoti dhe Bega, doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin anësor të hapur, duke i marre jetën 17-vjeçarit.